Të Infektuar: 71.908

Të Shëruar: 61.394

Të Vdekur: 1.634

Mustafa: Bazuar në politikat që ka, asnjë parti s’është më afër komunizmit se VV

20:40 | 6 Janar 2021

Për shkak të veprimtarisë së tij para luftës së 99-tës, Isa Mustafa shpesh nga konkurrentët e tij politik është quajtur komunist. Këto thirrje më së shumti kanë ardhur nga Vetëvendosje.

E në një intervistë për lajmi.net, Mustafa thotë se bazuar në politikat që ka, Vetëvendosja është partia që është më së afër komunizmit, shkruan lajmi.net.

“Nëse e marim në politikat partiake, asnjë parti më afër komunizmit se Vetëvendosje s’është, në pikëpamje të politikave, udhëheqjes dhe konceptit ekonomik sepse ata akoma preferojnë pronën publike dhe kompanitë publike. Në periudhën të cilën ne e kemi kaluar, në qoftë se do të pajtohemi me komunizmin edhe me sistemin komunist, edhe unë edhe tjerët do ta kishim themeluar një parti komuniste e jo të bëheshim pjesë e LDK-së që është parti e qendrës së djathtë”, thotë Mustafa.


Ai thotë se partitë nga njëra tjetra dallohen në bazë të konceptit ekonomik, e jo kush del me parulla kundër diktatorëve.

“LDK si e tillë s’ka të bëj asgjë me komunizmin. Komunizmi s’është ideologji teorike, është koncept ekonomik, sepse partitë dallohen nga njëra tjetra në bazë të konceptit ekonomik, dhe jo a dul dikush me një parullë kundër Titës apo Enver Hoxhës apo Leninit”, thotë Mustafa. /Lajmi.net/