Musliu: Të shtyhet vendimi për tregun e lirë të energjisë elektrike
Njazi Musliu, përfaqësues i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se në takimin e sotëm që pati klubi i bizneseve është trajtuar çështja e liberalizimit të energjisë elektrike, si dhe qasja e detyrueshme e bizneseve në tregun ndërkombëtar në blerjen e rrymës elektrike. Musliu në “InfoPlus”, në RTK, tha se kjo do të shkaktojë probleme në…

Lajme
Njazi Musliu, përfaqësues i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se në takimin e sotëm që pati klubi i bizneseve është trajtuar çështja e liberalizimit të energjisë elektrike, si dhe qasja e detyrueshme e bizneseve në tregun ndërkombëtar në blerjen e rrymës elektrike.
Musliu në “InfoPlus”, në RTK, tha se kjo do të shkaktojë probleme në bërjen e biznesit në vend, sepse, sipas tij, kjo do t’i rëndojë edhe më shumë bizneset, duke rritur koston e tyre.
“Ne lusim qeverinë që, së paku për një vit, të shtyhet vendimi i KESCO-s për tregun e lirë të energjisë elektrike”, tha Musliu.
Ai më tej vuri në dukje se të gjitha ndërmarrjet prodhuese të vendit janë të ndikuara nga vendimi për tregun e lirë të energjisë, por edhe nga shtrenjtimi i saj, duke shtuar se kjo do të ndikojë edhe në rritjen e kostos së produkteve të vendit.
Musliu më tej shtoi se bizneset janë barra e zhvillimit ekonomik, teksa kritikoi moskonstituimin e institucioneve shtetërore në vend, që, sipas tij, po dëmton jo vetëm ekonominë, por edhe imazhin e vendit.
Ndryshe, në një konferencë për media nga Aleanca Kosovare e Bizneseve u theksua se liberalizimi i energjisë elektrike do t’i rëndojë edhe më shumë bizneset, duke rritur koston e tyre.