Musliu shpërndan një fotografi, tregon se çfarë ju servua sot ushtarëve të FSK-së në Istog
Ushqimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), tash e një kohë është temë diskutimi në vend. Për këtë ka reaguar sot edhe deputetja e kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu. Musliu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se çfarë ushqimi u është…
Lajme
Ushqimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), tash e një kohë është temë diskutimi në vend.
Për këtë ka reaguar sot edhe deputetja e kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.
Musliu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se çfarë ushqimi u është servuar sot ushtarëve në kazermën e FSK-së në Istog.
“Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinjë të bëjnë punën e kuzhinierit”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe ajo e ka kritikuar ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci, duke i thënë se ende është ministër.
“@ejupmaqedonci ende je Ministër dhe për një post po bëhësh pjesë e turpit”, shkroi ajo. /Lajmi.net/