Musliu-Shoshi: Me këtë qeveri ligji shpesh thyhet, PZAP-ja veproi si duhet

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i lejonte diasporës votimin jashtë përfaqësive diplomatike, konkretisht Ambasadave dhe Konsullatave. Ky vendim është mirëpritur nga ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e ka konsideruar atë si hap të duhur. Musliu-Shoshi, tha se PZAP-ja vetëm e ka…

Lajme

01/12/2025 18:59

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i lejonte diasporës votimin jashtë përfaqësive diplomatike, konkretisht Ambasadave dhe Konsullatave.

Ky vendim është mirëpritur nga ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e ka konsideruar atë si hap të duhur.

Musliu-Shoshi, tha se PZAP-ja vetëm e ka zbatuar ligjin.

“Faktikisht e fatkeqësisht, me këtë qeveri nuk është normale të respektohet ligji. Sepse thyhet ligji, Kushtetua dhe askush nuk jep përgjegjësi”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Ish-deputetja theksoi se ligji e përcakton qartë se ku mund të votohet jashtë Kosovës.