Musliu: Serbët që blinin emblema ishin një operacion i përgatitur nga shërbimi sekret serb, i koordinuar me atë rus

Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Agim Musliu është deklaruar lidhur me zhvillimet në kuadër të arrestimi të serbëve të cilët janë parë duke blerë emblema të UÇK-së.

Lajme

28/02/2022 21:25

Pas arrestimit të tyre ende pa bërë 48 orë, të njëjtit janë liruar.

Lidhur me këtë Musliu tha se ky është një operacion i përgatitur nga Shërbimi Sekret serb, i koordinuar me atë serb.

“Rusia vazhdon ta përdorë Serbinë dhe Vuciq, e në anën e djathtë dhe të majtë qëndrojnë dy oponentë të Daciq dhe ministri Vulin të cilët nuk e lënë për asnjë moment Vuciq-in të hamendësohet se nga cila anë duhet të përkushtohet në këtë rugëtim. Në këto video që i pamë kam për të shtuar se tendenca dihet se është për të bërë terrenin e përshtatshëm për të shpërqendruar gjendjen nga Rusia e të tjera”, tha Musliu, shkruan lajmi.net.

Ai tutje theksoi se këta persona nuk janë rastësisht aty e me këto lidhje marramendëse me Rusinë, e me këtë zyrën humanitare e me lidhjet e tjera që i kanë me forcat paramilitare, e mbi të gjitha me BIA-në të cilën e udhëheqës në plotni Shërbimi Sekret Rus, atëherë është një tendencë që vazhdon e do të vazhdojë.

“Pse e kanë lënë veturën aty dhe kanë ardhur me të tjerë, pse kanë shkuar në dyqan e jo tek varrezat.Mund të thuhet se është koleksionues, por nuk pres që disa vite që të koleksionoj ndër vite por pres sa më shpejtë ta siguroj.Ai pati kohë për të siguruar atë për kohë të gjatë, por ky është operacion i përgatitur nga shërbimi sekret serb, i koordinuar me atë rus.E kjo është në dëm të shoqërisë së Kosovës, e që mund të jetë një rast “Panda 2”.”, deklaroi Musliu në DebatPlus.

Ai iu kundërpërgjigj deklaratës avokates së njërit prej të arrestuarve e cila tha se klienti i saj është koleksionues dhe se shpesh vie në Kosovë e që atë ditë kishte ardhur për të vizituar varrezat e një familjari e më pas kishte bërë edhe blerje./Lajmi.net/

Publikohet video e serbëve që blenë emblemat e UÇK-së në Prishtinë, një nga ta i dyshuar për lidhje me Rusinë