Musliu reagon ndaj deklaratës së gazetarit serb: Fyes dhe e rreme, Afrim Bunjaku u vra me qëllim
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së gazetarit serb Branislav Krstiq, i cili e cilësoi policin e vrarë, Afrim Bunjaku, si “viktimë kolaterale”. Në një postim në Facebook, Musliu e ka cilësuar këtë deklaratë si jo vetëm të pavërtetë, por edhe fyese. “Deklarata e gazetarit serb Branislav Krstić se…

Lajme
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së gazetarit serb Branislav Krstiq, i cili e cilësoi policin e vrarë, Afrim Bunjaku, si “viktimë kolaterale”.
Në një postim në Facebook, Musliu e ka cilësuar këtë deklaratë si jo vetëm të pavërtetë, por edhe fyese.
“Deklarata e gazetarit serb Branislav Krstić se Afrim Bunjaku ishte viktimë kolaterale është e rreme dhe fyese”.
“Bunjaku u vra me qëllim në një pritë të planifikuar mirë nga një grup paramilitar i mbështetur nga Serbia, me synim destabilizimin, goditjen e Policisë së Kosovës dhe avancimin e axhendës politike të Serbisë dhe Listës Serbe”, ka shkruar Musliu.
Ai shton se ky narrativ tenton të minimizojë aktin e rëndë të kryer ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe të justifikojë veprimet e grupeve të armatosura.