Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokada rrugësh

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në pikëkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës. Musliu tha se organizimi i këtyre protestave ishte një dështim i qartë, pavarësisht se u përkrah nga Vuçiq, Vulin e Radoiçiq. “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokada…

Lajme

08/09/2024 10:17

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në pikëkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Musliu tha se organizimi i këtyre protestave ishte një dështim i qartë, pavarësisht se u përkrah nga Vuçiq, Vulin e Radoiçiq.

“Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokada rrugesh, edhe pse kishin kompetenca e te drejta te policise. Paramendoni qe keta “protestues” ndalonin dhe identifikonin shoferet, e pastaj vendosnin t’i lejojne ose jo te kalojne”, ka shkruar Musliu.

Sipas tij protesta u ndalua sepse nuk kishte numër të mjaftueshëm serbesh nga Kosova, përveç disa proksive nga Beogradi.

“Ata e ndaluan “protesten” per shkak se ne mes te tyre nuk kishte numer te mjaftueshem serbesh nga Kosova, pervec disa proksive nga Beogradi”, shkroi Musliu në profilin e tij në Facebook. /Lajmi.net/