Musliu për Kurtin e VV-në: Le të mos jemi brezi që ju nënshtrua një demagogu – matrapazësh politik që për pushtet personal e kallin shtetin e fituar me gjak
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar fuqishëm përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku ka kritikuar situatën politike në vend, duke e cilësuar si kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë. Pa përmendur emra, por me tone të qarta aluduese, Musliu ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes aktuale dhe liderit të…

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar fuqishëm përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku ka kritikuar situatën politike në vend, duke e cilësuar si kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë.
Pa përmendur emra, por me tone të qarta aluduese, Musliu ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes aktuale dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, transmeton lajmi.net
Në një tekst që mban tone alarmuese dhe mobilizuese, Musliu shkruan:
“Demokracia nuk është dhuratë, ajo duhet të mbrohet me vigjilencë, të ushqehet me të vërtetën dhe të rigjallërohet nga çdo brez… Le të mos jemi brezi që ju nënshtrua një demagogu me kauza boshe.”
Deputetja e PDK-së thotë se Kosova është në rrezik të zhbëjë demokracinë përmes dorëzimit ndaj një grupi të cilin ajo e quan “antishtetëror dhe antikombëtar”:
“Si mund të heshtim? Kur themelet e demokracisë po shkatërrohen jo nga forca brutale, por nga indiferenca, shpërqendrimi dhe dorëzimi para një grupi me energji jashtëzakonisht antishtetërore dhe antikombëtare.”
Musliu vë në pah se shteti po shkatërrohet nga matrapazë politikë, duke lënë të kuptohet se qeverisja aktuale ka dështuar në ruajtjen e institucioneve dhe vlerave demokratike:
“Ne që dikur qëndronim sypatrembur përballë çdo tirani, tani po gjunjëzohemi para një grupi matrapazësh politik që për pushtet personal e kallin shtetin e fituar me gjak.”
Mesazhi i saj është një thirrje për rezistencë qytetare dhe ndërgjegjësim politik:
“Të heshtim përballë erozionit shoqëror është bashkëfajësi. Indinjata nuk është dobësi, është një kushtrim për jetën.”
Postimi i Musliut vjen në një moment të tensionuar për politikën kosovare, në prag të skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e institucioneve. Ky reagim përforcon qëndrimin kritik të PDK-së ndaj VV-së dhe, në veçanti, ndaj mënyrës se si Albin Kurti po e menaxhon krizën institucionale.
Postimi i plotë: