Musliu: Mërgimtarët janë bashkëndërtues të Kosovës, pa djersën e tyre populli do të ishte gjunjëzuar
Deputeti i VV-së, Osman Musliu, ka vlerësuar lart kontributin e mërgimtarëve në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, duke thënë se nuk duhet të ketë dallime në vlerësimin e kontributit të tyre. Musliu ka thënë se mërgimtarët duhet të konsiderohen “bashkëndërtues të Kosovës”, ndërsa ka kundërshtuar çdo përpjekje për të bërë ndarje në kontributet e tyre,…
Lajme
Deputeti i VV-së, Osman Musliu, ka vlerësuar lart kontributin e mërgimtarëve në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, duke thënë se nuk duhet të ketë dallime në vlerësimin e kontributit të tyre.
Musliu ka thënë se mërgimtarët duhet të konsiderohen “bashkëndërtues të Kosovës”, ndërsa ka kundërshtuar çdo përpjekje për të bërë ndarje në kontributet e tyre, raporton lajmi.net
“Mërgimtarët janë bashkëndërtues të Kosovës dhe s’duhet bë dallim, sikurse s’duhet me bë ndarje në kontributin e Rifat Jasharit e Adem Jasharit”, është shprehur Musliu./Lajmi.net/