Musliu: Gjykata Speciale ka ndryshuar misionin e saj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se Gjykata Speciale ka ndryshuar misionin e saj për çka është themeluar. Ajo ka thënë marrja e fakteve nga Serbia nga kjo gjykatë është e pranueshme. Në një deklarim për teve1 në protestën e organizuar nga OVL-UÇK kundër Gjykatës Speciale, ajo ka thënë se qytetarët…

Lajme

07/08/2025 17:31

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se Gjykata Speciale ka ndryshuar misionin e saj për çka është themeluar.

Ajo ka thënë marrja e fakteve nga Serbia nga kjo gjykatë është e pranueshme.

Në një deklarim për teve1 në protestën e organizuar nga OVL-UÇK kundër Gjykatës Speciale, ajo ka thënë se qytetarët duhet ta ngrenë zërin çdo ditë kundër kësaj gjykate.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës të ngrenë zërin çdo ditë kundër padrejtësive që po bëhen në Hagë. Gjykata Speciale ka ndryshua misionin e saj për çka është themeluar dhe po na gjykon lirinë. Përdorimi i fakteve nga Serbia shoviniste është e papranueshme. Është e padrejtë që të mbahen në Hagë liderët e UÇK-së është vrasje për lirinë qe ne e gëzojmë sot. Përderisa kriminelet lëvizin të lirë, çlirimtarët po mbahen në burg”, ka thënë Musliu.