Musliu e ashpër: Sa herë vendi ka nevojë për aleancë, Albin Kurti zgjedh konfliktin
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër pasi SHBA-të vendosën për pezullim të menjëhershëm të Dialogut Strategjik me Kosovën, si shkak i deklarimeve e veprimeve të qeverisë Kurti. Musliu tha se misioni i Albin Kurtit, siç thotë ajo është sabotimi dhe izolimi i Kosovës dhe kjo tashmë është faktuar. Ajo tha…

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër pasi SHBA-të vendosën për pezullim të menjëhershëm të Dialogut Strategjik me Kosovën, si shkak i deklarimeve e veprimeve të qeverisë Kurti.
Musliu tha se misioni i Albin Kurtit, siç thotë ajo është sabotimi dhe izolimi i Kosovës dhe kjo tashmë është faktuar.
Ajo tha se “sa herë që vendi ka nevojë për stabilitet e aleancë me partnerët, Albin Kurti zgjedh konfliktin”.
“Çka tjetër duhet të bëjë ky njeri për të na bindur se misioni i tij i vetëm është sabotimi dhe izolimi i Kosovës?”./Lajmi.net/