Muslimanët nëpër botë festojnë Fitër Bajramin! (FOTO)
Pas një muaji të agjërimit, myslimanët kanë mirëpritur në gjithë botën përfundimin e Ramazanit, më 25 ose 26 qershor, varet nga vendi ku janë dhe si shihet hëna.
Bota
Fitër Bajrami do të thotë “festivali i mbarimit të agjërimit” dhe është njëri nga festimet më të mëdha në vitin islamik.
Myslimanët për këtë ditë mblidhen dhe falen. Festivali ka tradita të ndryshme që varen nga vendi. Shumica e njerëzve përdorin tri ditët për të vizituar të afërmit dhe shokët. Disa tradita të tjera janë dhënia e parave fëmijëve nga më të vjetrit.
Më poshtë janë disa fotografi të festimit të Fiter Bajramit në disa shtete të ndryshme.
(Fotot janë marrë nga: IBTimes, Geo.tv, BBC News dhe Top Channel)