Musiala për ‘Kopa Trophy’: Gavi e meritoi

Jamal Musiala ka dhënë disa komente lidhur me ‘Kopa Trophy’, çmim ky që ndahet për lojtarin U21 më të mirë në botë. Jamal Musiala, Jude Bellingham, Edouardo Camavinga e Gavi ishin disa nga emrat kryesorë që luftuan për çmimin ‘Kopa Trophy’. Musiala i Bayern për shumë kë e meritoi këtë çmim, të cilin e fitoi…

Sport

25/10/2022 21:29

Jamal Musiala ka dhënë disa komente lidhur me ‘Kopa Trophy’, çmim ky që ndahet për lojtarin U21 më të mirë në botë.

Jamal Musiala, Jude Bellingham, Edouardo Camavinga e Gavi ishin disa nga emrat kryesorë që luftuan për çmimin ‘Kopa Trophy’.

Musiala i Bayern për shumë kë e meritoi këtë çmim, të cilin e fitoi Gavi i Barcelonës. Lidhur me rezultatin së fundmi ka folur edhe vet ylli i Bayern.

“Të gjithë të nominuarit do të donin ta fitonin këtë trofe, por Gavi e ka merituar”, ka thënë Musiala, përcjell lajmi.net.

“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe vjen nga një sezon i shkëlqyer”, shtoi gjermani.

Ngjashëm me Musiala s’kanë menduar Alphonso Davies i Bayern e as trajneri Julian Nagelsmann. /Lajmi.net/