Mushkolaj: Rama po vonon kabinetin, merret me pazare për presidentin

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e kritikuar për vonesën në formimin e kabinetit qeverisës. Sipas Mushkolajt, Rama është rizgjedhur kryetar prej 107 ditësh dhe ka bërë betimin para 77 ditësh, por ende nuk e ka prezantuar ekipin me të cilin do ta drejtojë kryeqytetin…

Lajme

24/02/2026 17:42

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e kritikuar për vonesën në formimin e kabinetit qeverisës.

Sipas Mushkolajt, Rama është rizgjedhur kryetar prej 107 ditësh dhe ka bërë betimin para 77 ditësh, por ende nuk e ka prezantuar ekipin me të cilin do ta drejtojë kryeqytetin për katër vitet e ardhshme.

Në reagimin e tij publik, Mushkolaj ka lënë të kuptohet se vonesa lidhet me zhvillime politike në nivel qendror.

“Po pret, po kalkulon, bashkë me partinë, me pa qysh po përfundon çështja e presidentit”, ka shkruar ai.

Analisti e cilësoi këtë situatë si mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve të Prishtinës, duke drejtuar kritika edhe ndaj subjektit politik që udhëheq komunën.

Deri më tani nuk ka pasur reagim nga kryetari Rama lidhur me këto deklarata. /Lajmi.net/