Muriqi po monitorohet – Juventus, Lazio, Atletico, Tottenham e Man Utd ndjekin nga afër kosovarin

Vedat Muriqi po vazhdon të marrë vëmendje të madhe nga gjigantët evropianë të futbollit.

Sport

11/11/2019 17:31

Muriqi po kalon në një formë të shkëlqyer me Fenerbahce dhe kjo ka bërë që lojtari të marrë interesim të madh.

Paraqitjet e yllit të Fener nuk zbehen as me Kosovën, ku ai gjithashtu dhuron paraqitje për të gjitha lëvdatat.

‘Fanatik’ raporton se Juventus, Lazio, Atletico Madrid, Tottenham e Manchester United do të dërgojnë skautët e tyre për të ndjekur Muriqin, transmeton lajmi.net.

Zyrtarë të Juventus do të jenë në stadiumin e Plzen, për të parë ndeshjen Çeki – Kosovë, me vëmendjen kryesore tek Vedati.

Muriqi në anën tjetër është shprehur se do të vazhdojë me Fenerbahce, me synimin tek titulli i kampionit në Superligën e Turqisë. /Lajmi.net/