Muriqi kujton Vokrri: Dy vjet pa legjendën, i përjetshëm kujtimi për të
Sot dy vite më parë, Kosova humbi legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.

Sport
Ish kryetari i FFK-së, kishte ndërruar jetë papritur më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër.
Vokrri ishte personi më meritor për krijimin e Kombëtares së Kosovës, duke lobuar për anëtarësim në UEFA dhe FIFA.
Në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij, futbollistët e Kosovës përmes postimeve në rrjetet sociale, i kanë dhënë atribute të ndryshme.
Vedat Muriqi e ka quajtur një legjendë Vokrrin, duke thënë se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.
“Dy vjet pa legjendën. I përjetshëm kujtimi për Fadil Vokrrin”, ka shkruar Vedat Muriqi./Lajmi.net/