​Muriqi iu drejtohet me një mesazh tifozëve të Majorkës

Pas humbjes 3:2 të Mallorcës ndaj Espanyolit, ku dy golat e vetëm për skuadrën mysafire i realizoi sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ky i fundit ka bërë një apel për tifozët. “Vetëm i lus tifozët, të gjithë njerëzit, që të bashkohemi, të jemi një grusht i vetëm. Kundër Atlético Madridit të dielën, të kalojmë një ditë…

Sport

16/09/2025 12:09

Pas humbjes 3:2 të Mallorcës ndaj Espanyolit, ku dy golat e vetëm për skuadrën mysafire i realizoi sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ky i fundit ka bërë një apel për tifozët.

“Vetëm i lus tifozët, të gjithë njerëzit, që të bashkohemi, të jemi një grusht i vetëm. Kundër Atlético Madridit të dielën, të kalojmë një ditë të bukur dhe shpresoj që të gjithë ata që do të jenë në stadium të na përkrahin për të arritur fitoren e parë të sezonit”, u shpreh Muriqi.

Mallorca ndodhet ende pa fitore këtë edicion, me tri humbje dhe një barazim, ndërsa përballja e radhës do të jetë një sfidë e vështirë ndaj Atleticos.