Muric luan për Cityn, por në Pejë kapet me fanellën e gjigantit spanjoll

Arijanet Muric nuk e ka aspak të sigurt të ardhmen te Manchester Cityn, edhe pse këtë sezon ishte standard si portier i dytë pas lëndimit të Claudio Bravo.

Sport

12/06/2019 15:53

Me shumë mundësi, gardiani i Kosovës nga sezoni i ardhshëm do gjejë një ekip të ri.

Mirëpo, ajo çka ka befasuar të gjithë është fanella që ka pasur vesh Muric në Pejë, aty ku edhe ka kaluar ditën e sotme, raporton lajmi.net.

20-vjeçari është parë rrugëve të Pejës me fanellën e klubit të Real Madrid.

Ndryshe, Muric ka kontratë deri në vitin 2020 me ‘Qytetarët’, por një kalim te 13 herë kampionët e Evropës do ishte i mirëseardhur. /Lajmi.net/