Muratit i pengon premtimi i Bedri Hamzës për rritje të pagave: Për interesa partiake është në gjendje ta sjellë shtetin buzë kolapsit financiar
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është nervozuar me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Muratit i ka penguar që Hamza ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve, transmeton lajmi.net. Këtë nervozizëm, Murati e ka arsyetuar se PDK-ja e Hamzës nuk e ka votuar buxhetin e vitit 2026, që sipas tij, po e…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është nervozuar me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Muratit i ka penguar që Hamza ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve, transmeton lajmi.net.
Këtë nervozizëm, Murati e ka arsyetuar se PDK-ja e Hamzës nuk e ka votuar buxhetin e vitit 2026, që sipas tij, po e rrezikon kolapsimin financiar të shtetit.
“Por ja që pavarësisht ndryshimit të emrit të kryetarit, PDK-ja nuk ndryshoi gjë në sjellje, dhe për interesa partiake është në gjendje ta sjellë shtetin buzë kolapsit financiar.”, tha ndër të tjera Murati.
Postimi i plotë:
Bedri Hamza paska premtu që ndër vendimet e para të tij ka me qenë rritja e pagave dhe pensioneve.
Mirëpo siç e dini të gjithë, as PDK-ja nuk e votoi Ligjin e Buxhetit për vitin 2026, duke e rrezikuar kështu kolapsimin financiar të shtetit. E për me i rritë pagat dhe pensionet, duhet me pasë buxhet të miratuar.
Së paku tek buxheti kam pritur që PDK-ja me Bedri Hamzën në krye do të reflektonte e ta votonte, duke e ditur se ai vetë ka qenë ministër i financave dhe e din peshën e një ligji siç është buxheti.
Por ja që pavarësisht ndryshimit të emrit të kryetarit, PDK-ja nuk ndryshoi gjë në sjellje, dhe për interesa partiake është në gjendje ta sjellë shtetin buzë kolapsit financiar./lajmi.net/