Murati i reagon Ramës e thotë se kontraktuan autobusët nga operatorët privat në Prishtinë: Shkelje e plotë e ligjit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për shkelje të Ligjit për Partneritet Publiko-Privat në lidhje me planet për ofrimin e shërbimeve të transportit publik përmes operatorëve privatë. Murati tha se ofrimi i shërbimeve publike mund të realizohet edhe nga operatorë privatë, por vetëm duke ndjekur procedurat e përcaktuara me…

Lajme

17/06/2026 20:08

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për shkelje të Ligjit për Partneritet Publiko-Privat në lidhje me planet për ofrimin e shërbimeve të transportit publik përmes operatorëve privatë.

Murati tha se ofrimi i shërbimeve publike mund të realizohet edhe nga operatorë privatë, por vetëm duke ndjekur procedurat e përcaktuara me ligj, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e parasë publike, raporton lajmi.net

Sipas tij, Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur procedurat e kërkuara nga Ligji për Partneritet Publiko-Privat.

Postimi i tij i plotë:

Ofrimi i shërbimeve publike siç është transporti publik, mund të bëhet edhe përmes operatorëve privatë siç po dëshiron ta bëjë Komuna e Prishtinës, mirëpo kjo gjë duhet të bëhet sipas procedurave që parashihen në Ligjin për Partneritet Publiko Privat, për t’u siguruar se paraja publike nuk keqpërdoret.
Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nëshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat.
Organet e rendit do duhej të vepronin sa më parë në lidhje me këtë rast në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike.