Murati – Ramës: Me shpalljen e tenderit dhe me nënshkrimin e kontratës ju keni shkelur ligjin
Përplasje midis të parit të Prishtinës, Përparim Rama dhe Hekuran Murati nuk kanë të ndalur. Rama pak minuta më parë tha se Murati duhet që t’i kryejë punën e veta, e po ashtu në reagim publikoi një email me kërkesën për alokimin e buxhetit të kryeqytetit të cilën ia ka dërguar Muratit. Mirëpo nuk vanoi…

Lajme
Përplasje midis të parit të Prishtinës, Përparim Rama dhe Hekuran Murati nuk kanë të ndalur.
Rama pak minuta më parë tha se Murati duhet që t’i kryejë punën e veta, e po ashtu në reagim publikoi një email me kërkesën për alokimin e buxhetit të kryeqytetit të cilën ia ka dërguar Muratit.
Mirëpo nuk vanoi shumë e Murati përsëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës.
Ministri i Financave është shprehur se Rama me shpalljen e tenderit dhe nënshkrimin e kontratës e ka shkelur ligjin.
Reagimi i plotë:
Përparim,
Njëra ndër punët e mia është edhe mbikqyrja dhe sigurimi që paraja publike shpenzohet sipas ligjit.
Me nënshkrimin e deklaratës së disponueshmërisë së fondeve, duke deklaruar se i keni të buxhetuara 18.4 milionë euro, kur në fakt keni pasur vetëm 10% të asaj vlere në buxhet, ju keni shkelur ligjin.
Me shpalljen e tenderit, dhe pastaj me nënshkrimin e kontratës, pa i pasur fondet në buxhet, ju përsëri keni shkelur ligjin.
Për 18 milionë euro.
Kurse sa u përket shkresave tuaja, besoj e keni marrë sqarimin tashmë disa herë nga stafi profesional i MFPT-së që buxheti i komunës mund të bëhet pjesë e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit 2025, tek pasi Kuvendi të ketë miratuar ndryshim plotësimin e ligjit.
Kjo për shkak se ju jeni vonuar në miratim të buxhetit komunal sipas afateve ligjore.
Këto tashmë i dini, dhe kot bëheni se nuk i dini e shkruani shkresa. Injoranca ndaj ligjit nuk amniston shkeljen e ligjit.