Murati: Qeveria nuk bllokon llogari të komunave, por përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklarimeve të fundit nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për bllokimin e llogarive bankare. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati tha se ky pretendim është i rremë. Sipas tij, llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe…

Lajme

28/10/2024 22:16

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklarimeve të fundit nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për bllokimin e llogarive bankare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati tha se ky pretendim është i rremë.

Sipas tij, llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.

“Dezinformatat nuk kalojnë”!

“Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave”.

“Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, shkroi Murati. /Lajmi.net/