Murati për mosvotimin e Kurtit: Nuk kemi qenë bllokues, opizta primare pati inatet dhe xhelozitë politike

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se opozita primare patën inatet politike sesa atë shtetëror. “Seanca për votimin e qeverisë që do të duhej të rezultonte pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra zgjedhjeve të rregullta që kishim. Pas një qeverie që përmbush mandatin deri në fund. Ka një kohë të gjatë prej datës…

Lajme

26/10/2025 12:45

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se opozita primare patën inatet politike sesa atë shtetëror.

“Seanca për votimin e qeverisë që do të duhej të rezultonte pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra zgjedhjeve të rregullta që kishim. Pas një qeverie që përmbush mandatin deri në fund. Ka një kohë të gjatë prej datës 9 shkurt deri më tani dhe kryesisht me zvarritje të shkaktuar dhe bllokada të shkaktuara që i u pa dhe sot që u materializuara në formë të inateve dhe xhelozive politike ku partitë opozitare vendosën të barrikadohen dhe më të vlefshme e konsiderojnë që të votojnë kundër fituesit të zgjedhjeve dhe të pamundësojnë që fituesi i zgjedhjeve të qeverisë me vendin sesa të vendosin interesin shtetëror për para. Interesi shtetëror mori primatin e dytë, ndërsa primare për opozitën ishin inatet politike”, tha ai.

Ai tutje tha se “Primare për opozitën ishin inatët politike. Të rrezikojnë qëndrueshmërinë shtetit. Kemi një situatë ku modeli i bashkëpunimit që kemi ofruara ne është refuzuar. Kemi ofruara qeveri pa listën serbe. Ky është proces i veçantë dhe ka procedura të veçanta, sa i përket votave ka thënë kryeministri që me testoni. U pa përfundimisht dhe u dëshmua qe ne nuk e kemi zvarritur, ata që kanë zvarritur qoftë konstiuimin qoftë qeverinë kanë qenë deputet e partive opozitare. Ne nuk kemi qenë asnjëherë bllokuesit. Sot deputet e opozitës zgjodhën që të shkohet në zgjedhje që për ne ka qenë opsioni me i pa favorshëm”.