Murati: Me Bankën Botërore së shpejti fillon puna për themelimin e Bankës Zhvillimore

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se “Banka Zhvillimore po bëhet realitet”, ndërsa publikoi një video në Facebook. Nga Washingtoni, ai tha se pati “ditë intensive” atje me takime me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Njëra nga temat e diskutuara me Bankën Botërore gjatë takimeve vjetore në Washington DC, ishte edhe mundësia…

Lajme

27/10/2024 16:26

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se “Banka Zhvillimore po bëhet realitet”, ndërsa publikoi një video në Facebook.

Nga Washingtoni, ai tha se pati “ditë intensive” atje me takime me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Njëra nga temat e diskutuara me Bankën Botërore gjatë takimeve vjetore në Washington DC, ishte edhe mundësia e mbështetjes nga ana e tyre për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës. Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro”, thotë Murati.

Ministri i Financave thotë se “Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe eksporti, bujqësia etj”.

Postimi i tij i plotë: