Murati: Këto shifra të publikuara nga Bajrami, i kam publikuar edhe unë – S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka reaguar pasi deputetja e LDK-së, Hykmete ka publikuar përgjigjen zyrtare të Prokurimit për kontratat njëburimore. Ai ka konsideruar se deputetja Bajrami “është zbrapsur”, shkruan lajmi.net. Murati ka shkruar se të njëjtat të dhëna i ka shfaqur edhe ai e siç thotë ai jo vetëm për periudhën 2021-2024, por që…

Lajme

24/11/2024 16:23

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka reaguar pasi deputetja e LDK-së, Hykmete ka publikuar përgjigjen zyrtare të Prokurimit për kontratat njëburimore.

Ai ka konsideruar se deputetja Bajrami “është zbrapsur”, shkruan lajmi.net.

Murati ka shkruar se të njëjtat të dhëna i ka shfaqur edhe ai e siç thotë ai jo vetëm për periudhën 2021-2024, por që prej 2008-tës.

“Dallimin e kemi tek fakti se teksa unë them që kontratat e negociuara parashihen me nenin 34 dhe 35 të ligjit të prokurimit publik, prandaj s’ka asgjë të paligjshme, dhe as nuk mund të etiketohen si hajni apriori pa ofruar dëshmi, për Hykmeten dhe një pjesë të opozitës, “kontratat e negociuara janë të paligjshme dhe hajni”. Urdhëro pra Hykmete, na trego se në cilat kontrata keni vjedhur në vitin 2015, kur ju keni qenë ministre, dhe 16.1% e vlerës së kontratave të nënshkruara atë vit kanë qenë me procedurë të negociuar, meqenëse kontratat e tilla sipas teje qenkan hajni. Skena për ty!”, ka shkruar Murati në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: