Murati iu “mundësoi” qytetarëve t’i kthejnë shtesat, Bajrami: A munden qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës dhe 50% më shumë TVSH

Ministri i Financave, Hekuran Murati iu ka thënë qytetarëve të Kosovës sot se mund t’i kthejnë paratë të gjithë ata që kanë kritikuar. Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila i ka shtruar dy pyetje ministrit Murati. “1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e…

Lajme

25/12/2024 16:08

Ministri i Financave, Hekuran Murati iu ka thënë qytetarëve të Kosovës sot se mund t’i kthejnë paratë të gjithë ata që kanë kritikuar.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila i ka shtruar dy pyetje ministrit Murati.

“1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe
2. A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me paguar 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?”, ka pyetur Bajrami.
Ajo ka thënë se ministri Murati nuk duhet ta trajtoj buxhetin shtetit si buxhet të tij personal, pasi sipas saj nuk po bënë asgjë “të jashtëzakonshme”, shkruan lajmi.net.
“Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”, ka shtuar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: