Murati i reagon Hamzës e Abdixhikut që i dërguan letër BE-së: Vetë i humbën 882 milionë euro të Planit të Rritjes, tani e kuptuan se i humb vota

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku i kanë dërguar BE-së letër duke kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Ai ka thënë se të njëjtit që kanë dërguar këto letra, janë ata që nuk e votuan Planin e Rritjes…

Lajme

16/12/2025 17:28

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku i kanë dërguar BE-së letër duke kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se të njëjtit që kanë dërguar këto letra, janë ata që nuk e votuan Planin e Rritjes së BE-së, shkruan lajmi.net.

“Tek tash kur e panë që ky mos-votim ka me u kushtu me humbje të votave, po bëhen gjoja po brengosen për shtetin. Nuk mashtrohet kush me ato letra jo. Ju me mos-votimin tuaj ia mohuat ekonomisë së vendit 882 milionë euro”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: