Murati fajëson partitë tjera që si VV s’po arrijnë të zgjedhin Haxhiun: Nuk ndryshohet propozimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Hekuran Murati është deklaruar pas përfundimit të seancës ku tha se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë për të bllokuar edhe më tepër procesin e konstituimit të kuvendit. “Siç edhe e patë tashmë është e qartë se kush po bllokon, e kemi PDK, LDK, AAK…

Lajme

01/05/2025 11:18

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Hekuran Murati është deklaruar pas përfundimit të seancës ku tha se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë për të bllokuar edhe më tepër procesin e konstituimit të kuvendit.

“Siç edhe e patë tashmë është e qartë se kush po bllokon, e kemi PDK, LDK, AAK dhe Listën Serbe që u deklaruan se janë kundër vazhdimit e zhbllokimit të procesit. Në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetues të vitit 2014 ku mundësohet që votimi të jetë i hapur, i fshehtë apo çfarëdo forme tjetër që të konstituohet kuvendi, Kushtetuesja ka paraparë që këto forma mund të përdoren. Ne pajtim edhe me këshillën e presidentes kishim një pengesë tek votimi i raportit për verifikimin e mandateve, përgjigja e presidentes ka qenë që si deputetë si kuvend është në përgjegjësinë e deputetëve të gjendet rrugë përpara për zhbllokim të situatës”, tha Murati, transmeton lajmi.net.

Ai tha se vendimit të sotëm iu janë referuar një vendimi të marrë në vitin 2014.

“Në kuadër të kësaj letra e presidentes dhe aktgjykimi i Kushtetueses në vitin 2014, rregullorja e Kuvendit që parasheh që në seanca plenare të ketë votim të fshehtë kemi propozuar si rrugëdalje këtë format të votimit. Por e patë se ishin partitë e tjera që bllokuan. Ata ende pa e dëgjuar kandidatin vendosën që të dalin kundër. Unë besoj se z.Konjufca do të propozonte Haxhiun por parimisht janë kundër pa u propozuar kandidati pra jemi kundër procesit, e jo kundër emrave të përveçqshëm”.

Murati u pyet nëse ndryshohet emri i Albulena Haxhiut- ku theksoi se jo.

“Konjufca besoj se është e tabluar si propozues stabil dhe nuk e ndryshon propozimin”./Lajmi.net/