Murati: Deklarimi i Abdixhikut për Trustin plotësisht i pasaktë, ka për qëllim zhvlerësimin e punës së institucioneve publike

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar në një intervistë të tij në lidhje me Trustin. “Trusti pensional është përdorur për shpërndarje, unë nuk jam lidhtar i një shpërndarje të tillë, ndonëse në disa momente e kamë konsideruar se do të duhet bërë. Unë po flas për investime. Kosova i ka…

Lajme

15/12/2024 18:18

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar në një intervistë të tij në lidhje me Trustin.

“Trusti pensional është përdorur për shpërndarje, unë nuk jam lidhtar i një shpërndarje të tillë, ndonëse në disa momente e kamë konsideruar se do të duhet bërë. Unë po flas për investime. Kosova i ka 2.6 miliardë euro të trustit pensional të investuar jashtë. Trusti investon në mesatare 0.5 për qind, është normë shumë e ulët. Një pjesë të këtyre parave që nuk llogariten si borxh publik, pasi do të llogaritet si investim. Rreth 500 milionë të trustit i investon në centralin me gaz. Dhe trusti do të jetë investitori i centralit me gaz. Është vendim sot për sot i bordit të trustit. Kosova fitojnë një central me gaz me 5 për qind.  Po e merr një kredi me 5 për qind, trusti s’po investon 0.5 po 5 për qind dhe Kosova po e ndërton një central me gaz, brenda një cikli”, ka thënë Abdixhiku.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan lajmi.net.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është tërësisht e pasaktë.

“Në vitin aktual, kthimi i mjeteve të investuara të Trustit, për portfolion standarde, është 10.99%, siç edhe mund të shihet nga raporti i Trustit në faqen e tyre. Pra dukshëm më larg 0.5%-shit të pretenduar të Lumirit. Kjo e bën edhe më shqetësues faktin kur kaq hapur gënjehet publikisht për fakte objektive”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, kjo është tendencë për të “sulmuar çdo gjë publike, me qëllim të denigrimit e zhvlerësimit të punës së institucioneve publike, e pastaj të argumentohet pro privatizimit tek oligarkët, duhet të shpërfaqet dhe të kundërshtohet nga të gjithë”.

“Nëse Lumiri e ka hallin e gjetjes së financimit me kushte të volitshme për projekte zhvillimore, mund t’ia rikujtoj se si qeveri kemi siguruar kredi nga Banka Botërore, jo me 5% e as me 0.5%, por me 0% kamatë, pra pa kamatë fare, por ka tash e disa muaj që kjo marrëveshje në vlerë 90 milionë euro pret ratifikimin në Kuvend, sepse opozita ka vendosur të mos i votojë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar mes tjerash Murati. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: