Murat Jashari kryeministër? Ky është komenti i Avdullah Hotit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar edhe propozimin e bashkëpartikes së tij, nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, para se të votohej kabineti i tij e që kërkonte qeveri tranzitore me kryeministër Murat Jasharin.

Lajme

04/06/2020 15:19

Hoti tha se në vend tashmë kanë ndodhur procese te tjera kushtetuese dhe Murat Jashari mbetet emër i respektuar për të gjithë.

“Emri i tij është simbol i kësaj familje dhe nuk ka qytetar në Kosovë që nuk e respekton, por ka ndodhur disa procese te tjera kushtetuese në Kosovë, sot e kemi marrë detyrën dhe do të bashkëpunojmë me te gjithë pa përjashtim për të krijuar unitetin e nevojshëm shoqëror pavarësisht dallimeve që mund të kemi politike dhe të tjera, në interes të qytetarëve të Kosovë”, tha Hoti.

Kryetari i Skenderajt dhe përfaqësuesi i familjes historike, Bekim Jashari uroi qeverinë e re për detyrën e marrë.

“Bëmë homazhe të varrezat, vizituam edhe kullat që gjendjen në të cilën janë e dimë të gjithë, uroj që qeveria e re dhe kryeministri Hoti të kenë fat, shëndet dhe t’iu ecë puna mbarë sepse populli ynë ka shumë nevojë, për shumë gjëra. Urime e suksese të gjithëve, paçi shëndet dhe u ectë qysh është më së miri”, tha Jashari.