Muralet e Kobe dhe Gigi Bryant nuk janë prekur nga protestuesit në Los Angeles

Vanessa Bryant tregon se muralet e burrit dhe vajzës së ndjerë nuk janë prekur nga protestuesit në protestat kundër pabarazisë racore.

ShowBiz

02/06/2020 16:20

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin pas vdekjes së George Floyd, kurse mbishkrime të shumta shihen në skenën e turmave, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Por disa murale dhe vepra arti të Kobe dhe Gigi Bryant kanë mbetur të paprekura mes trazirave.

Vanessa Bryantm, të hënën në rrjete sociale publikoi  veprën artistike të bashkëshortit dhe vajzës së ndjerë, që mbetet e paprekur.

Vanessa, 38 vjeçe, ndau një seri murale të Kobe dhe Gigi, të cilat u instaluan pas vdekjes së tyre tragjike në një aksident helikopteri në fillim të këtij viti.

Pranë një fotografie të muralit të Kobe dhe Gigit, Vanessa shkroi “Kobe dhe Gigi të paprekur. LA”. /Lajmi.net/