Munishi, gjyqtarit të katërt: “O ju na q*** qysh doni o babik”

Ballkani ka marrë një pikë të artë në “Rexhep Rexhepi”.

Sport

05/11/2020 16:37

Të besuarit e Ismet Munishti shënuan në fund të takimit për të barazuar rezultatin në 1-1, që doli të jetë përfundimtar i ndeshjes.

Por, para se të vijë goli i barazimit, ndeshja ishte tejet e tensionuar dhe shpesh kishte reagime edhe nga stoli, sidomos ai i mysafirëve me Munishin që s’mund të duronte shtrirjen në tokë të kundërshtarëve vetëm për të kaluar kohën.

Një episod interesant ndodhi mes tij dhe gjyqtarit të katërt rreth minutës së 80-të, kur Ballkani po humbiste 1-0.

“Po le bre allahile mos ban hajgare… si me reagu si mos me reagu, me juve njëjtë. Me reagu karton, mos me reagu karton. O ju na q*** qysh doni o babik”, dëgjohet duke i thënë Munishi gjyqtarit.

Sido që të jetë, Munishi në fund u largua me buzëqeshje në fytyrë nga “Rexhep Rexhepi” pasi skuadra e tij mori një pikë me një gol në minutën e fundit të kohës shtesë.