Munishi e mposht Batatinën – Prishtina merr tri pikë në udhëtim kundër Llapit

Prishtina ka marrë fitoren e radhës në Superligën e Kosovës. Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën e Llapit me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net. Skuadra e Ismet Munishit mori epërsinë në pjesën e parë, me Kreshnik Uka që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Mysafirët dyfishuan epërsinë në pjesën e dytë, me një gol që u verifikua…

Sport

28/08/2022 18:52

Prishtina ka marrë fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën e Llapit me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Ismet Munishit mori epërsinë në pjesën e parë, me Kreshnik Uka që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Mysafirët dyfishuan epërsinë në pjesën e dytë, me një gol që u verifikua nga VAR-i, pas disa dyshimeve.

Llapi ngushtoi epërsinë në minutën e 75’ me Trimror Selimi, por nuk arritën të bënin më shumë se kaq.

Merita të mëdha për fitoren e Prishtinës pati edhe portieri Ardit Nika, me disa pritje fantastike.

Prishtina shkon tashmë në shtatë pikë, kurse Llapi mbetet në kuotën e pesë pikëve. /Lajmi.net/