Mungon kuorumi, Kuvendi pa rezolutë për migrimin ilegal
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë rezolutën e propozuar nga AAK-ja për ndalimin e migrimit ilegal, në mungesë kuorumi dhe për shkak se ajo rezolutë duhet të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet dhe Financa, për shkak se ka implikime buxhetore.
Lajme
Gjatë debatit disa orësh, deputetët kanë akuzuar Qeverinë, e cila nuk po merr asnjë masë për ndalimin e këtij fenomeni. Pothuajse të gjithë deputetët vlerësuan se shkaku kryesor i migrimit është gjendja ekonomike dhe sociale në të cilën gjenden qytetarët e Kosovës, njofton KosovaPress.
Ligjvënësit u rekomanduan institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike, të punojnë për liberalizimin e vizave, meqë edhe kjo pengesë e lirisë së lëvizjes po i shtyn qytetarët ta braktisin Kosovën.