Mungesat e Juventusit ndaj Romës

Juventusi do të luajë derbin ndaj Romës në xhiron e tetë të Serie A.

Sport

17/10/2021 14:23

Massimiliano Allegri ka bërë zgjedhjet e tij për thirrjen e ndeshjes së sotme kundër Romës.

Tek ekipi ‘biankoner’, do të vazhdoj të mbetet jashtë Paulo Dybala, gjersa këtë sfidë do të humbasë edhe mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt i cili ka një lodhje e lehtë e muskujve që e mban atë në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Zenit në Ligën e Kampionëve.

Tek “Zonja e Vjetër” ndërkohë është kthyer sulmuesi Alvaro Morata dhe mund të luajë nga fillimi.

Skuadra e ftuar e Juventusit:

Portierët: Szczesny, Pinsoglio, Perin

Mbrojtësit: De Sciglio, Chiellini, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci, Rugani

Mesfushorët: Arthur, Ramsey, McKennie, Bernardeschi, Chiesa, Locatelli, Bentancur, Kulusevski

Sulmuesit: Morata, Kean, Kaio Jorge

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45 në “Allianz Stadium”. /Lajmi.net