Mungesa e lidershipit politik për reformën e administratës publike, ka dëmtuar buxhetin me miliona euro

Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur( KFOS) ka mbajtur konferencë me ç'rast u publikua raporti “Reforma e Administratës Publike në gjendjen e stagnimit”.

Lajme

30/03/2021 13:46

Panelistë në këtë konferencë ishin: Luigi Brusa, Shef i sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ibadete Mehmeti nga Departamenti për Reformën e Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njofton Klan Kosova.

Drejtoresh ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, tha se që nga muaji tetor i vitit të kaluar FOL ka monitoruar zbatimin e Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike.

“Qëllimi i këtij raporti është të mbështes angazhimin aktiv të shoqërisë civile me procesin e Reformës në Administratë Publike, si dhe të inkurajoj diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë për të ecur përpara reformat në administratën publike”, tha ajo.

Sipas saj, Kosova negociatat me Komisionin Evropian për të përfituar nga Mbështetja Buxhetore Sektoriale i filloi në vitin 2017, ndërkaq në dhjetor, 2017 Kontrata e Reformës së Sektoriale për Reformën e Administratës Publike (KRS për RAP) në vlerë prej 25 milionë euro u ratifikua nga Kosova dhe zbatimi i saj filloi në vitin 2018.

Shef i sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa,tha se ne kemi krijuar një program në mënyrë që të monitorojmë implementimin real të reformës në përgjithësi.

“Qëllimi ynë kryesor është përmisimi i koordinimit të punëve, kualiteti i implementimit të reformës në fjalë, por njëkohësisht edhe krjimi dhe implementimi i një rregulloreje më efikase. Ngritja e transparencës dhe përgjegjësisë, është kyçe sa i përket zhvillimit përmes kësaj reforme”, tha ai.

Sipas tij qeveritë e kaluara nuk kanë kryer punë siç duhet dhe rrjedhimisht jemi mbrapa me implementim të Reformës.

“Targetet nuk janë të vështira për t’u arritur, mirëpo kërkojnë diciplinë në kryerjen e tyre nga stafi civil. Deri më tani kemi parë se si qeveritë e kaluara kanë punësuar staf jo-meritor, duke rritur nepotizmin e kështu edhe punët e pa-kryera, andaj shpresojmë se qeveria e tanishme do bëj reformë të brendshme, duke punësuar staf meritor të cilët do të mbahen përgjegjës për punën e tyre, njëkohësisht edhe drejtor dhe staf menaxherial të aftë. Unë inkurajoj qeverinë e re të reformojë administratën dhe të përfundojë reformën në fjalë. Administrata publike është vështirë për t’u reformuar, por jo e pamundur”, tha Brusa.

Ndërkaq, Ibadete Mehmeti nga Departamenti për Reformën e Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha se duke pas parasysh që reforma e Administraës është prioritet, kemi pasur sfida në arritjen e objektivave, ku për mosarritjen këtyre objektivave dukshëm ka ndikuar situata politike në vend si dhe pandemia.

“Ajo çka duhet të përmendet është se kemi arritur progres në disa pika, këtu duhet të përmendet progresi per reformen buxhetore sektoriale nga trashi fix”, ta ajo, duke shtuar se raporti paraqet gjendjen reale në të cilën ndodhemi, por mbetet të punohet në arritjen e objektivave të cilat i kemi caktuar vetes.