Mungesa e internetit paralizon shërbimet për qytetarët në Komunën e Kamenicës
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se kanë mungesë të internetit, dhe aktualisht po pengohet ofrimi i shërbimeve për qytetarët. Sipas këtij njoftimi, nuk mund të kryhen një sërë shërbimesh për qytetarët. “Si pasojë e kësaj situate përkohësisht nuk mund të realizohen shërbime të ndryshme, përfshirë nxjerrjen e dokumenteve, pagesën e Tatimit në Pronë, si dhe…
Lajme
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se kanë mungesë të internetit, dhe aktualisht po pengohet ofrimi i shërbimeve për qytetarët.
Sipas këtij njoftimi, nuk mund të kryhen një sërë shërbimesh për qytetarët.
“Si pasojë e kësaj situate përkohësisht nuk mund të realizohen shërbime të ndryshme, përfshirë nxjerrjen e dokumenteve, pagesën e Tatimit në Pronë, si dhe shërbime të tjera që kërkojnë funksionimin e sistemeve elektronike. Komuna e Kamenicës sqaron se mosfunksionimi i shërbimeve është pasojë e mungesës së internetit, për të cilën Komuna nuk ka përgjegjësi dhe nuk mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në rikthimin e saj”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.
Ata kanë thënë se shërbimet do të rikthehen menjëherë pas funksionalizimit të lidhjes së internetit dhe sistemeve përkatëse.
“Për çdo ndryshim dhe për rikthimin e shërbimeve në funksion, qytetarët do të njoftohen me kohë. Komuna e Kamenicës falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: