Mundësitë për investimet e huaja, Kurti takon delegacionin e bizneseve nga Izraeli
Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit. Ai me këtë rast informoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik në katër…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit.
Ai me këtë rast informoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik në katër vjetët e fundit.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja. Kryeministri veçoi planet dhe investimet që vendi po bën në infrastrukturë, me theks në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, ku dje u hap ankandi i ri për energji të erës me kapacitet 100MW.
Ndryshe, delegacioni izraelit në takimin me kryeministrin Kurti udhëhiqej nga Eyal Waldman, konsull nderi i Kosovës në Izrael.