Mund të vishni fustane sa të doni, me këto mënyra natyrale do të shpëtoni nga fërkimi i kofshëve
Shumë femra u gëzohen verës vetëm prej fustanve , fundeve e veshjeve të freskëta, ndërkohë që shumë të tjera nuk heqin dorë nga pantallonat as në këtë stinë të nxehtë.
Lifestyle
Kur temperaturat janë të larta, trupi djersitet e lëkura fërkohet me veshjet ndodh që kjo e fundit të irritohet e të skuqet, transmeton lajmi.net.
Për të shmangur fërkimin e kofshëve dhe acarimin e kësaj pjese të trupit lexoni më poshtë këshillat e Living.
1. Lyejeni pjesën e brendshme të kofshëve me krem bebesh.
2. Aplikoni antidjersë në pjesët ku lëkura ju fërkohet më së shumti pasi në këtë mënyra lëkura nuk do t’ju djersitet.
3. Vaji i kokosit hidraton lëkurën tuaj e ka gjithashtu veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të baktereve nga djersa dhe papastërtia.
4. Përdorni një balsam apo krem hidratues
5. Provoni t’i lyeni kofshët me xhelin e aloe verës dhe gjatë gjithë verës nuk do t’i ndani fustanet e fundet nga trupi. Lëkura juaj do të jetë e bute dhe nuk do të acarohet nga djersa apo fërkimi.
6. Aplikoni pudër bebeje. Këtë gjë mund ta përdorni edhe për të parandaluar irritimet e lëkurës, por edhe për të qetësuar lëkurën nëse ju është skuqur. /Lajmi.net/