‘Mund ta marr burrin nëse dua’, video e Beatrixit në Tik Tok bëhet virale

Beatrix ka deklaruar të marten se pëlqen Donaldin, dhe të dy së bashku janë duke kaluar momente të lumtura.

ShowBiz

02/12/2021 14:20

Ajo para se të hynte brenda shtëpisë së ‘BBV’-së kishte përkrahur dashurinë e Bora Zemanit dhe Donaldit, shkruan lajmi.net.

E pas asaj deklarate Beatrixi po akuzohet se ia ka ‘marur’ të dashurin Borës. Por ajo që ka rënë në sy këto ditët e fundit është bërë virale një video në Tik Tok e Beatrix Ramosaj, me këngë ‘Take your man’.

Në të cilën ajo kërcen gjatë momentin që këndohet: “Unë mund ta marr burrin nëse dua”, e këtë video ndjekësin e kanë shperndarë duke etiketuar ish të dashurën e Donaldit, Borën.

Në gjithë këtë situatë duket se është krijuar një trekëndësh./Lajmi.net/