Muja me pretendime: Opozita bllokon konstituimin e Kuvendit që të bllokojë formimin e qeverisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, akuzoi deputetët e partive të tjera se janë duke bllokuar komstituimin e Kuvendit. “Pse po vijnë kur nuk votojnë për. Është hera e 22-të që opozita vjen dhe nuk voton dhe kjo paraqet shkelje. Mjerisht, deputetët opozitarë vijnë këtu me qëllimin e vetëm që të bllokojnë konstituimin e Kuvendit, në…

Lajme

11/06/2025 12:55

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, akuzoi deputetët e partive të tjera se janë duke bllokuar komstituimin e Kuvendit.

“Pse po vijnë kur nuk votojnë për. Është hera e 22-të që opozita vjen dhe nuk voton dhe kjo paraqet shkelje. Mjerisht, deputetët opozitarë vijnë këtu me qëllimin e vetëm që të bllokojnë konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që të bllokojnë edhe formimin e qeverisë”, tha Muja.

Sot ishte hera e 30-të që dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës. VV përsëri tentoi të themeloj komisionin për votim të fshehtë, kurse opozita refuzoi.

Opozita kërkoi nga Albin Kurti dhe VV-ja që të reflektojnë mbi situatën dhe të ndryshoj emrin e kandidates për kryeparlamentare.