Muhaxheri: Votat e LDK-së janë ndarë në gjysmë, për Vjosën po zhvillohet debat në parti
Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri tha se në LDK ende është duke i diskutuar votimi pro a po kundër për Vjosa Osmani.
Lajme
Ai tha se këto ditë partia e tij duhet të del me një qëndrim.
“Po zhvillohet debat brenda LDK, debate nuk ka shterur, në këto ditë në vijim duhet me pas të qartë edhe pozicionin tonë”, ka thënë Muhaxheri në RTV Dukagjini.
Muhaxheri thotë se megjithatë Vjosa Osmani ka ndarë në dysh elektoratin e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
“Gati gjysma e elektoratit ka shkuar te Vjosa.Vjosa Osmani është armiqësua me një pjesë të Kryesisë dhe kjo na ka kushtua neve si diskurs. Ne kemi lejua mendimin ndryshe dhe ai mendim ka shkuar duke u rritur. Ne dhe një pjesë e Kryesisë mendojmë se disa vendime që i kemi marrë kanë qenë të domosdoshme për të ruajtur raportet me Amerikën”.
Kryetari i Pejës thotë se populizmi në Kosovë ka rezultuar me sukses të madh për ata që e kanë praktikua.
Muhaxheri u shprehë se më nuk mund ta rrëzojnë kryeministrin, Albin Kurti.
“S’mund e rrëzojmë më, e rrëzon vetën me qëndrimet e tij”, tha ai.