Muharremi shkruan për dështimin e Kurtit për formimin e Qeverisë: I fitoi 400 mijë vota dhe i dogji krejt – Nuk ka mbet asnjë arsye për ta votuar më
Analisti Shenoll Muharremi, ka komentuar “dështimin’ e Kurtit për të formuar Qeverinë Kurti 3. Ai ka thënë se VV i ka fituar 400 mijë vota dhe i ka djegur krejt, derisa ka thënë se tani nuk kanë mbetur më arsye për ta votuar. “Edhe ata bixhozxhinjtë ma të dobët n’Kasino fitojnë diçka, nuk i humbin…
Lajme
Analisti Shenoll Muharremi, ka komentuar “dështimin’ e Kurtit për të formuar Qeverinë Kurti 3.
Ai ka thënë se VV i ka fituar 400 mijë vota dhe i ka djegur krejt, derisa ka thënë se tani nuk kanë mbetur më arsye për ta votuar.
“Edhe ata bixhozxhinjtë ma të dobët n’Kasino fitojnë diçka, nuk i humbin bash krejt qishtu. Lakmia thuhet që mundet me të shkatërru krejt. Kur don shumë, e krejt për veti.. mundesh me i humbë të gjitha. Nuk është që nuk të kemi tregu me kohë, shumë herë! E tash kur nuk mundesh me 42.3%, qysh mendon me ja bo me 30% a 35%? E pastaj me 20% a 25%.. Boll vështirë, tybe”, ka shkruar Muharremi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: