Muharremi, rikujton trendet elektorale të PDK-së dhe LDK-së në nivel nacional: Dy partitë opozitare janë në trend rritës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka rikujtuar edhe një herë trendet elektorale të PDK-së dhe LDK-së në nivel nacional. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremi ka thënë se dy partitë më të mëdha opozitare janë në trend rritës ku sipas tij pritet të vazhdoj edhe në periudhën e ardhshme. “Viti…

Lajme
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka rikujtuar edhe një herë trendet elektorale të PDK-së dhe LDK-së në nivel nacional.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremi ka thënë se dy partitë më të mëdha opozitare janë në trend rritës ku sipas tij pritet të vazhdoj edhe në periudhën e ardhshme.
“Viti 2021 ka qenë themel i poshtëm, ndërsa 2025 shënon fillimin e rikthimit dhe fillimin e trendit drejt nivelit 250 mijë vota.
Historikisht, kur janë në ngritje, këto parti ose vazhdojnë me u rritë, ose së paku e mbajnë nivelin derisa nis trendi i rënies.
Objektivat realiste për këtë periudhën e ardhshme janë në nivelin 200k–250k vota.
Kyçja eventuale e Vjosa Osmanit në politikë garuese mundet me ndiku direkt në trendin e LDK-së (jo edhe aq të PDK-së”, ka shktuar Muharremi.
Teksa sipas Muharremit në këtë rast më rast të rënies së LVV-së, do të përfitonin PDK, LDK dhe Presidentja Osmani.
“Nga rënia e LVV-së, e cila është qartë në trendin e konfirumuar të tkurrjes apo rënies, përfitojnë PDK, LDK dhe Vjosa, nëse vendos me u kyç”, ka p[ërfunduar ai. /Lajmi.net/