Muharremi publikon raportin e dorëzuar kundër rritjes së tarifave të energjisë

Analisti politik, Shenoll Muharremin ka paraqitur një raport të detajuar kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë për vitin 2025. Muharremi thekson se kjo rritje është e panevojshme dhe e papërballueshme, duke i shtuar ngarkesë qytetarëve, bizneseve dhe ekonomisë së Kosovës. Ai e vlerëson këtë vendim si…

Lajme

04/04/2025 09:59

Analisti politik, Shenoll Muharremin ka paraqitur një raport të detajuar kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë për vitin 2025.

Muharremi thekson se kjo rritje është e panevojshme dhe e papërballueshme, duke i shtuar ngarkesë qytetarëve, bizneseve dhe ekonomisë së Kosovës.

Ai e vlerëson këtë vendim si të papërshtatshëm dhe të dëmshëm, duke propozuar zgjidhje alternative që mbrojnë interesat e publikut dhe shmangin një valë të re inflacioni.

Tutje ai potencon se në mes të krizës financiare globale, kjo rritje tarifash do të dëmtonte ende më shumë stabilitetin ekonomik të vendit.

Raporti i tij analizon gjithashtu aspektet ligjore të propozimit dhe apelon për një shqyrtim të kujdesshëm të këtij vendimi nga autoritetet përkatëse.

Postimi i plotë: