Muharremi: Presidenca, MINT e partitë politike mund të dërgojnë argumente për tarifat e energjisë

Opinionist Shenoll Muharremi ka renditur institucionet që mundet dhe duhet t’i dërgojnë argumentetet dhe komentet kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e tretë me radhë të energjisë elektrike – përkatësisht në 130% për brenda katër vitesh. Postimi i Muharremit: Komentet dhe argumentet KUNDER rritjes së çmimit të energjisë që po propozon…

Lajme

19/03/2025 20:42

Opinionist Shenoll Muharremi ka renditur institucionet që mundet dhe duhet t’i dërgojnë argumentetet dhe komentet kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e tretë me radhë të energjisë elektrike – përkatësisht në 130% për brenda katër vitesh.

Postimi i Muharremit:

Komentet dhe argumentet KUNDER rritjes së çmimit të energjisë që po propozon ZRRE munden, besoj, edhe institucionet duhet me i dërgu.

A thua janë tu punu?… intenzivisht me dërgu argumente kualitative tek ZRRE? E di që MINT ka kompetenca për mbrojtjen e konsumatorëve. Dmth nga qeveria supozoj ata i dërojnë. Mesiguri kanë edhe shkathësi profesonale.

Pastaj Presidenca! Nëse më kujtohet, edhe ata më herët kanë qenë të përfshirë në temën. A janë duke punu tash intenzivisht në këtë, nuk kemi dëgju asgjë!

Pastaj partitë politike, ato mirë është me qenë më proaktive, më të zëshme, së paku me i dërgu komenetet kundër me kohë. Me u përgatatitë.

Organizatat profesionale tjera gjithashtu. Sidomos ato që lidhen me bizneset, prodhimin, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve…

Në këtë grup i kemi:

-Ministrinë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

-Presidencën

-Partitë Politike

-Oranizatat Profesionale

Qito së paku besoj dërgojnë komente profesionale. Po so keq me i rikujtu sadopak kështu.