Muharremi: LVV nuk ka lënë më hapsirë për të bashkëqeverisur me ta, ka vdekur ideja e koalicionit me PDK-në
Analisti Shenoll Muharremi vlerësoi se ideja për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës tashmë ka vdekur. Ai kujtoi se kishte qenë ndër të parët që kishte propozuar një bashkëpunim të tillë, duke parë dobi të ndërsjella për qeverisjen dhe reformën politike. “E dini që kam qenë një ndër të parët para…

Lajme
Analisti Shenoll Muharremi vlerësoi se ideja për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës tashmë ka vdekur.
Ai kujtoi se kishte qenë ndër të parët që kishte propozuar një bashkëpunim të tillë, duke parë dobi të ndërsjella për qeverisjen dhe reformën politike.
“E dini që kam qenë një ndër të parët para më shumë se një viti që kam avoku për një koalicion LVV-PDK. Kam pa shumë dobi, atëherë, se LVV ka pas nevojë për kompetencë në diplomaci dhe ndryshim drejtimi në ekonomi, dicka që PDK ka mujt me i ofru. E në anën tjetër, kam mendu që ky koalicion kishte me ndihmu edhe PDK-së për me e shty reformën një hap përpara.
Dmth përfiton qeveria e re (Kosova) por edhe partitë politike. E kjo formulë, ishte në linjë me çka i konvenon edhe LDK-së, me mbetë e vetme në opozitë dhe me vazhdu rritjen.
Ky ka qenë një skenar win-win që jo vetëm përfitonim të gjithë, por edhe e rregullonim ekuilibrin e sistemit politik. Këtu përfshihej gjithashtu edhe zgjidhja e nyjës së zgjedhjes së pozitës së Presidentës. Përshtatej edhe me trendet dhe ndryshimet dramatike globale. ”
Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e fundit politike dhe strategjia përjashtuese e LVV-së kanë mbyllur çdo mundësi për bashkëqeverisje.
Ai theksoi se tashmë nuk ka asnjë hapësirë për koalicione të mundshme mes partive kryesore dhe se zgjedhjet janë rruga e vetme përpara.
“Sidoqoftë, pas krejt çka ka ndodhë periudhën e fundit, ky projekt apo ide ka vdekur. Nuk ka më mundësi e hapsirë me ndodhë një koalicion i tillë. Loja ka ndryshu aq shumë, gjërë e thellë, saqë me veprimet e tyre, LVV nuk ka lënë më hapsirë me pas ose me gjetë partner për me bashkëqeverisë me ta.
Kjo nënkupton që strategjia që ka apliku LVV “o krejt, o asgjë” e që e kemi quajt të gabuar dhe pamunshme, ka rezultu në një kaos të vërtetë që po e qon parinë në opozitë. Jo shpejt, po me kogja siguri.
Kështuqë, në dijen time më të mirë, nuk ka koalcion LVV-PDK e as LVV-LDK. E as, PDK-LDK. Përatë qe sa kohë, kur kemi kuptu këtë, kemi thënë që duhet me shku në zgjedhje. Krejt cka po shohim në media, përfshi edhe vizitën e Kurtit sot në Mitrovicë dhe me Hamzën, janë të parëndësishme në këtë aspekt.”