Muharremi: LDK dhe Lumiri po gabojnë – Për ta rikthyer votuesin dhe për ta motivuar votuesin e ri, duhet një fillim i ri teknik
Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka komentuar vendimin e të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut që për dorëheqjen e tij të vendos Kryesia e partisë. Ai ka thënë se në lidhje me këtë, LDK dhe Abdixhiku po gabojnë. “Me siguri z. Abdixhiku ka potencial dhe kapacitet dhe mjaft çka me i dhënë e me i ofru…
Lajme
Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka komentuar vendimin e të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut që për dorëheqjen e tij të vendos Kryesia e partisë.
Ai ka thënë se në lidhje me këtë, LDK dhe Abdixhiku po gabojnë.
“Me siguri z. Abdixhiku ka potencial dhe kapacitet dhe mjaft çka me i dhënë e me i ofru ende LDK-së në vitet e ardhshme, kjo nuk është aspak cështja. Problemi thelbësor janë rezultatet e tij dhe të partisë më 28 dhjetor, të cilat janë tepër të dobëta, në nivelin më të ulët historik. Nga ky rezultat aktual i zgjedhjeve është jashtëzakonisht vështirë me frymëzu votuesin dhe me gjeneru një rikthim për LDK-në. Përpos rezultatit të 28 dhjetorit, i kemi edhe zgjedhjet lokale, Fushë Kosovën e Obiliqin, gjithashtu”, ka shkruar Muharremi.
Ai ka thënë se ky është një problem struktural, dhe nuk ka të bëj me kapacitetet e kryetarit aktual, por me gjendjen e partisë dhe atë që nevojitet për ta rikthyer atë.
Ai ka thënë se për ta rikthyer votuesin dhe për ta motivuar votuesin e ri, duhet një fillim i ri teknik, një rimendim nga 28 dhjetori.
“Prandaj, partia duket se po gabon, sepse LDK po mbetet me një plagë të hapur në periudhën e ardhshme, e gjithashtu mbase edhe me pasiguri. Kundërshtarët e saj do të mund ta godasin në shumë aspekte dhe LDK do ta ketë vështirë të mbrohet e të frymëzojë kështu. Ndoshta edhe mundet, fundja, si dihet, por nuk po duket ashtu nga rezultati i 28 dhjetorit. Koha e tregon”, ka shkruar Muharremi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: