Muharremi Kurtit: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për hallet e popullit
Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas postimit për fitoren e 9 shkurtit në 22 komuna. Ai i ka bërë thirrje Kurtit që “ta harrojë votën për vete dhe interesin personal” dhe që “të fokusohet tek problemet e publikut dhe qytetarit”. “Harrojeni për një moment votën për vete dhe interesin personal.…

Lajme
Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas postimit për fitoren e 9 shkurtit në 22 komuna.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit që “ta harrojë votën për vete dhe interesin personal” dhe që “të fokusohet tek problemet e publikut dhe qytetarit”.
“Harrojeni për një moment votën për vete dhe interesin personal. Fokusohuni tek problemet e publikut dhe qytetarit, bizneseve dhe ekonomisë. Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për telashet dhe hallet e popullit. Koncentrohuni me e zgjidh krizën e faturave dhe çmimin e rrymës. Qajo është detyra juaj.”, ka shkruar ai.