Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024

Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se prej nga ka importuar energjinë elektrike Kosova gjatë vitit 2024 dhe sa para ka shpenzuar. Muharremi ka thënë se gjatë vitit 2024 Kosova ka importuar 142 milionë euro energji nga jashtë (142,412,473 euro). “Rreth 82 milionë  janë importuar nga Shqipëria, kjo i bie rreth 57.5%…

Lajme

08/01/2025 18:10

Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se prej nga ka importuar energjinë elektrike Kosova gjatë vitit 2024 dhe sa para ka shpenzuar.

Muharremi ka thënë se gjatë vitit 2024 Kosova ka importuar 142 milionë euro energji nga jashtë (142,412,473 euro).

“Rreth 82 milionë  janë importuar nga Shqipëria, kjo i bie rreth 57.5% nga totali. Nga Maqedonia e Veriut janë importuar energji me vlerë prej 52 milionë euro apo 36.7% nga vlera e totalit.. Nga Mali i Zi 4.4 milionë euro dhe nga Slovenia 3 milionë. Nga Damimarka 0.7 milionë dhe nga Serbia 0.16 milionë euro”, ka shkruar Muharemi në Facebook.

Ai ka treguar se Kosova ka importuar gjatë vitit 2024 energji elektrike në vlerë prej 81,824,924 euro nga Shqipëria, nga Maqedoni e Veriut 52,295,490 euro,  nga Mali i Zi 4,366,839 euro,  Sllovenia 3,015,287 euro, nga Danimarka 746,494 euro dhe nga Serbia 163,439 euro.